Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Leeds United dhe Newcastle United, e vlefshme kjo për xhiron e 36 në Premier Ligë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Elland Road” shënuan katër gola, ku Leeds barazoi 2:2 me Newcastle.
Golat për vendasit i shënuan Ayling (minuta e 7’) dhe Kristensen (minuta e 79’), kurse golashënues te Newcastle ishte Callum Wilson (minuta e 31’ dhe 69’).
Me barazimin e sotëm, Newcastle tani rrezikon përfundimin në top 4, ku renditet në pozitën e tretë me 66 pikë, tre sosh më shumë se Manchester United në vendin e katërt dhe katër sosh më shumë se Liverpooli në vendin e pestë.
Në anën tjetër, Leeds vazhdon të pozicionohet në zonën e rrezikut në tabelë, respektivisht në vendin e 18 me 31 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:2.