Nga sot fillon pagesa e penzioneve me rritje!

Nga sot nis pagesa e pensioneve me rritje. Pensionistët që janë përfitues të sigurimit pensional dhe invalidor (PIO) do të kenë rritje për  10.9 për qind.

Kjo rritje do të thotë se pensioni mesatar për muajin dhjetor do të jetë më i lartë për rreth 5000 dinarë.

Pensioni mesatar do të kalojë 50.000 dinarë.

Kush merr pension sot?
Pensionistët e kategorive të punësuar, të vetëpunësuar, bujqësorë dhe ushtarakë marrin para përmes llogarive rrjedhëse më 3 janar.

Një ditë më pas, më 4 janar, pensionet për të gjitha këto kategori do të paguhen në adresat e shtëpive ose në sportelet e postës.

Të gjitha pensionet do të paguhen jo më vonë se data 6 janar.