Artistët e Luginës së Preshevës mbrëmë në ambientet e Flori Gallery – Prishtina Mall,kanë hapur ekspozitën e cila paraqiti historinë dhe krijimtarinë kulturore të Luginës përmes ngjyrave dhe pikturave të mrekullueshme.
Të pranishëm në këtë ekspozitë kanë qenë figura të rëndësishme artistike, profesor si dhe përfaqësues politikë të kryeqendrës dhe jo vetëm. Ku në mesin e tyre ka qenë edhe kryeminstri i Kosovës Albin Kurti i cili në fjalimin e tij ka theksuar se ” Do të vazhdoj të mbështes artin dhe kulturën në Luginë të Preshevës”.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqipëtar Enkel Rexhepi ka theksuar se “Kjo ekspozitë është zëri i një brezi të ri artistësh që përmes ngjyrave dëshmojnë historinë, krenarinë dhe bukurinë e vendit tonë, një thirrje për më shumë vëmendje dhe më shumë dashuri për Luginën”.




