Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U17, Arsim Abazi e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje, ku pjesë e listës është edhe nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, Igballi.
Dardanët e rinj do t’i kenë dy takimet miqësore gjatë këtij muaji.
Djelmoshat e përzgjedhësit Arsim Abazi do të ndeshen me Bullgarinë më 14 e 16 prill.
Abazi tashmë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, e cila është e bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore.
E veçanta e kësaj liste është se është ftuar edhe nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, Igballi.
Igballi luan te ekipi FC Kurda, ekip që menaxhohet nga ish-lojtari Mehmet Kurda dhe nga ku kanë dalë shumë emra të njohur të futbollit të Kosovës.
Ndryshe, nisja e Dardanëve të rinj drejt Bullgarisë do të bëhet më 12 prill./telegrafi