Ka nisur kortezhi i funeralit të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielen në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri.
Varrimi i tij është paralajmëruar të bëhet në ora 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.
Polici i ndjerë Afrim Bunjaku, u shpall sot “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani.