Nis Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Prishtina sot dhe nesër do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

 

Nën patronatin e presidentes, Vjosa Osmani, sot do të nis Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të zgjasë edhe ditën e martë.

Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.

“Më 2 dhe 3 qershor, Prishtina bëhet edhe këtë vit vendtakimi i zërave nga e mbarë bota, të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për ?Kodin e Sigurisë për Brezin Tonë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Policia njofton për ndryshimet në qarkullim, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut rrugorë në vend, teksa mbahet edicioni i tretë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, më 2-3 qershor.  Përmes një komunikate Policia thotë ajo do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.