Ka nisur sërish grumbullimi i protestuesve në tri komunat në veri të vendit, atë në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.
Sot është dita e tretë e protestave, pas grumbullimit të serbëve të premten dhe të hënën.
Pranë ndërtesave të Komunave në Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ka prani të pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit.
Ndryshe, të hënën pas protestave të dhunshme u lënduan 25 pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa u dëmtuan dhe u dogjën edhe vetura të mediave në Kosovë.
Senatori amerikan, Ritchie Torres theksoi sot se SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën, gjersa Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën e përdorur nga protestuesit të hënën.
Borrell e ka quajtur të papranueshëm dhunën ndaj KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë.