Një stuhi shiu e shoqëruar me bubullima ka përfshirë pjesë të Dalmacisë, Kroaci.
Dhe siç kujtojnë mediat vendase, atje është në fuqi një alarm portokalli në disa zona të Kroacisë, përfshirë Rijekën, Splitin dhe Dubrovnikun, përcjell Telegrafi.
Sipas informacioneve të para, më e keqja duket se ka qenë në Dubrovnik, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme në qarkullim.
Madje, një numër i automjeteve kanë përfunduar nën ujë.
Lidhur me situatën është deklaruar edhe kryetari i Komunës së Dubrovnikut, Mato Frankoviq.
“Të nderuar bashkëqytetarë, reshjet aktuale ekstreme kanë përmbytur pothuajse të gjitha rrugët e qytetit. Të gjitha shërbimet emergjente janë në terren. Fatkeqësisht, nuk është e gjitha. Sipas njoftimeve, në periudhën prej orës 15 deri në 23 presim sasi ekstreme të reshjeve që do të sjellin probleme të shumta, ndaj ju lutemi të gjithëve bashkëqytetarët tanë, mos dilni nga shtëpitë nëse nuk keni nevojë”, ka shkruar ai ndër tjerash në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Video rreth ngjarjes: