Disa media së fundmi kanë njoftuaa se nxënësit presin ndryshime rrënjësore nga shtatori, por siç janë tani gjërat, viti i ardhshëm shkollor do të nisë pa surpriza, përveç lajmit se klasat e para të shkollave fillore dhe të mesme do të kenë nga 28 nxënës, transmeton Spektri.
Masat për reduktimin e dhunës në shkolla, të cilat përmenden si të reja, tashmë kanë hyrë në fuqi në tetor të vitit të kaluar përmes ndryshimeve në ligjet e arsimit dhe janë zbatuar këtë vit shkollor – konkretisht mundësia që një nxënës që ka kryer shkelje të rëndë të detyrimeve, do të pezullohet nga mësimi dhe vlerësimi numerik i aftësive nga klasa e dytë e shkollës fillore.
Në media u prezantua si lajm se prindërit mund të vlerësojnë mësuesimdhësit, gjë që nuk është e vërtetë.
Ajo në fakt i referohet dispozitës së Rregullores për vlerësimin në arsimin fillor, e cila është ndryshuar në shkurt të këtij viti, dhe përfshin mundësinë e rishikimit të punës dhe vlerësimit të mësuesve, nëse prindërit e më shumë se gjysmës së nxënësve të të njëjtës klasa ka kundërshtime.
Shkak për ndryshimin e paralajmëruar të Kodit Penal ishin dy raste të dhunës ndaj mësimdhënësve.
Nuk ka ndryshuar shumë që nga ai vendim, dhe janë regjistruar dy sulme të reja ndaj punonjësve të arsimit, gjë që i motivoi autoritetet të përmendin ndryshimet në rregullore, përsëri./Spektri