Çifti i cili u bë i njohur nga rrjetet sociale, Njomza dhe Rinori, po bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e kanë bërë të ditur vet ata përmes nje postimi në Instagram, ku janë shprehur shumë të lumtur, por edhe tejet të emocionuar, përcjell Klankosova.tv.
“Pas kësaj kohe të vështirë që patëm dhe mbajtjes së panumërt të testit negativ të shtatzënisë në dorë, ende nuk mund ta besoj. Tani zemra ime nuk është vetëm në trupin tim, sepse e jotja tani po rreh me mua. Nuk mund ta përshkruaj, ti je gjëja më e mirë që mund të na kishte ndodhur”.
“Presim me padurim kohën kur të rritesh në barkun tim dhe presim akoma më shumë kohën që do të vijë më pas kur të mund të të mbajmë në krahë. I dashur Zot, FALEMINDERIT për dhuratën më të mirë që mund të kishim marrë”, kanë shkruar tutje çifti.