Grupi finlandez i telekomunikacioneve Nokia tha të martën se planifikon të shkurtojë midis 5,000 dhe 10,000 vende pune.
Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pritet të ndodhë brenda dy viteve të ardhshme për të shkurtuar kostot dhe për të investuar më shumë në aftësitë kërkimore.
Kompania tha në një deklaratë se pret rreth 600 milionë deri në 700 milionë euro ristrukturim dhe investime shoqëruese deri në vitin 2023.
Nokia pret që ristrukturimi të ulë bazën e kostove të saj me rreth 600 milionë euro deri në fund të 2023.
Këto kursime do të kompensojnë investimet e rritura në kërkimin dhe zhvillimin dhe aftësitë dhe kostot e ardhshme në lidhje me inflacionin e pagave, tha kompania. /Telegrafi/