Nora Gjakova në çerekfinale të Botërorit

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Gjakova e mposhti italianen Cappani Dias, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndryshe, Akil Gjakova i fitoi dy lufta sot, teksa Flaka Loxha e kaloi me sukses përballjen e parë. /Klankosova.tv.