“Nuk do të ketë më shkretëtirë atje”: Skena joreale në shkretëtirën më të madhe në Tokë!

Bota po ndryshon para syve tanë

Shkretëtira më e madhe në botë, Sahara afrikane, regjistroi gjatë shtatorit një sasi reshjesh mbi 500 herë më të madhe se zakonisht për atë muaj!

Fenomeni i pazakontë vazhdon prej ditësh, megjithatë ka të gjitha mundësitë që edhe ato rekorde të mëparshme të tejkalohen.
Nuk ndodh për disa dekada që Sahara të përjetojë reshje të tilla. Prandaj, klimatologët janë të bindur se shirat e bollshëm të shkretëtirës këto ditë janë një shenjë se diçka po ndryshon rrënjësisht në klimën e Tokës, sepse gjendja e atmosferës në kalimin nga vera në vjeshtë në Afrikë është shumë e pazakontë, transmeton Telegrafi.

Deri vonë, ishte e zakonshme që Sahara të mos merrte asnjë litër reshje nga qielli gjatë gjithë vitit kalendarik. Nuk e quajnë më kot vendin më të thatë në Tokë, ose të paktën ka qenë kështu për një kohë të gjatë!

Sahara është një rërë e madhe djerrë që shtrihet nëpër 12 vende afrikane dhe mbulon më shumë se nëntë mijë kilometra katrorë hapësirë nga Oqeani Atlantik në perëndim deri në Detin e Kuq në lindje. Aty është nxehtë dhe thatë prej shekujsh, sepse zona ndodhet nën një kreshtë subtropikale me presion të lartë. Kjo kreshtë shkakton rënien e presionit, duke e bërë atmosferën të thatë dhe të qëndrueshme, duke parandaluar kështu kondensimin dhe formimin e reve dhe reshjeve. Të paktën kështu ishte deri vonë.

Përse nuk do mund të ndodhte përsëri një kthesë tjetër?

Jo se mundet – por në mënyrë të pashmangshme do të ndodhë, dhe ndoshta po ndodh pikërisht para syve tanë. Përkatësisht, Sahara ka qenë në mënyrë alternative e thatë dhe e gjelbër gjatë gjithë historisë së saj, si rezultat i zhvendosjes së zonës paleo-monsoon. Është produkt i dinamikës së pashmangshme të lëvizjes së Tokës, por ndoshta edhe i aktivitetit të dukshëm të njeriut për të përshpejtuar ndryshimet klimatike kohët e fundit.

Klimatologët kanë vënë re për një kohë të gjatë se në krye të dinamikës së Tokës, shkretëtira e Saharasë po lëviz ngadalë gjithnjë e më shumë drejt veriut për shkak të ngrohjes globale. Kjo, paralajmërojnë ata, së shpejti do të çojë në faktin se pjesa jugore e Saharasë Perëndimore me siguri do të bëhet një savanë, një kullotë tropikale me bimësi të ulët dhe korije periodike me shkurre dhe pemë, ndërsa shkretëtira e vërtetë do të zhvendoset gjithnjë e më shumë në veri, që përfshin brezin bregdetar të Mesdheut dhe zonat e Marokut dhe Spanjës. /Telegrafi/