Informacione të ndryshme kanë qarkulluar për shkaqet që kanë dërguar në eksplodimin në autobusin “Besa trans” të Shkupit që mori flakë në autostradën Struma – Bullgari, ku si pasojë vdiqën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë gjatë kthimit nga Turqia.
Mes informacioneve kryesore ishte se deri te eksplodimi ka ardhur pasi në autobus ka pasur karburante dhe mjete piroteknike!
Për këtë është pyetur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Të njëjtat i quajti spekulime.
“Mendoj se tani nuk është koha të spekulojmë, sepse sërish familjet janë të lënduara, janë në gjendje të rëndë emocionale. Çdo spekulim që nuk është i konfirmuar, vetëm do ta rëndojë në mënyrë shtesë gjendjen e tyre. Tash është koha që të lënduarit të shërohen, të përfundojë identifikimi dhe hetimi të vazhdojë”, tha Osmani para spitalit në Bullgari ku po mjekohen të lënduarit nga aksidenti,