Nuk i hapen parashutat, gruaja nga Kili bie për vdekje në tokë – pamjet rrëqethëse tregojnë momentet e saj të fundit

Një parashutiste profesioniste është rrëzuar për vdekje në Brazil, pasi pati probleme me dy parashutat që nuk iu hapën.

Carolina Munoz, 40-vjeçe, ndërroi jetë pasi u përplas në rrugën Boituva, qytet në juglindje të Sao Paulo, transmeton Telegrafi.

Munoz nga Santiago i Kilit është dërguar në spital, nga ku u konstatuar se nuk i mbijetoi plagëve të marra nga përplasja në tokë.
Një video amatore shfaq momentin e rrëzimit dhe derisa po binte në tokë në formë spirale sillej sa ishte në ajër.

Munoz punonte si psikoterapeutë dhe kishte jetuar në Brazil për më shumë se pesë vite.

Ajo ishte marrë me parashutizëm që nga viti 2013 me shoqatë e parashutistëve të Brazilit. /Telegrafi/