Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 1,824 pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi Turqinë jugore herët të hënën.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri është 810. Gjithsej të paktën 430 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria, kryesisht në rajonet e Alepo, Hama, Latakia dhe Tartus, sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve SANA, e cila gjithashtu raportoi 1,284 lëndimet.
Ndërkohë, grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 380 të vdekur dhe 1000 të plagosur në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), të paktën 1,014 njerëz vdiqën dhe 7,003 njerëz u plagosën pas tërmetit në Turqi.