Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, James O’Brien ka thënë se Serbia duhet të japë llogari për sulmin e Banjskës dhe të dënojë individët e përfshirë.
Përveç kësaj ai tha se mbështet iniciativen e emisarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
O’Brieni u shpreh se është jetike që marrëveshjet të zbatohen në mënyrë të plotë, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave Serbe.
“Vlerësoj iniciativat e Miroslav Lajçakut për të takuar Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin. SHBA-ja ofron mbështetje të palëkundur për dialogun që udhëhiqet nga BE. Është jetike që marrëveshjet të zbatohen në mënyrë të plotë, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave Serbe”, u shpreh ai përmes një postimi në Tëitter.
O’Brien theksoi edhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në veri, duke thënë se procesi duhet të zhvillohet pa vonesa.