Oda Ekonomike ju ofron modelin e dyfishtë të arsimit!

Oda Ekonomike e Serbisë është duke ofruar mundësinë e arsimit të dyfisht për punëdhënësit e interesuar.

Thirrja e titulluar “Bashkohuni me ne i dedikohet modelit të arsimit të dyfishtë për vitin e ardhshëm shkollor 2025/2026

Punëdhënësit duhet të aplikojnë përmes portalit të Odës Ekonomike të Serbisë http://portal.dualnoobrazovanje.rs/.

Procesi i aplikimit për punëdhënësit përfshin tre hapa të thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë.

Aplikimet e punëdhënësve janë të hapura deri më 15 janar 2025.

Gjatë aplikimit, përveç krijimit të një profili të kompanisë, punëdhënësit duhet të paraqesin një deklaratë gatishmërie për përfshirje në arsimin e dyfishtë dhe një kërkesë për akreditim.

Punëdhënësit duhet të dorëzojnë dokumentacionin shoqërues për akreditim jo më vonë se 15 janari, në mënyrë elektronike.