Osmani: Hungaria, ndër përkrahëset e para të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat krdenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

 

Gjatë kësaj ceremonie presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe rolin e Hungarisë si një prej vendeve të para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, njofton zyra për informim e Presidencës.

“Hungaria ka qenë një përkrahëse e hershme e pavarësisë sonë. Jemi të përkushtuar të zgjerojmë bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim dhe ekonomi,” tha Osmani.