Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA, ka thënë se Kosova është e bekuar me mbështetjen e Kongresit amerikan.
Osmani këtë e ka thënë teksa ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me senatorin amerikan Andy Kim, zhvilluar në Washington D.C., ku të dy diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Osmani theksoi se Kosova është e bekuar me mbështetje të fuqishme dhe të palëkundur nga Kongresi Amerikan.
“Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan! Në Washington D.C., kisha kënaqësinë ta takoj Senatorin Andy Kim, për të diskutuar forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin”, shkroi Osmani.