Osmani po angazhohet për rastin e ish-policit i ndaluar në Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sapo është njoftuar për rastin, ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe ka qenë po ashtu në kontakt me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e BE-së.

 

“Angazhimi i Presidentes do të vazhdojë”, tha për RTKlive, Bekim Kupina, këshilltar për Media.

Ndryshe ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative, Arbnor Spahiut i cili u ndalua në Serbi, i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor.