Osmani publikon letrën e Presidentit Trump: Faleminderit për përkrahjen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar sot një letër të dërguar nga Presidenti amerikan Donald J. Trump, në të cilën shprehet mbështetje e fuqishme për partneritetin me Kosovën.

 

Në një postim në rrjetet sociale, presidentja Osmani falënderoi Presidentin Trump për fjalët e tij inkurajuese dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara.

“Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën. Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses”, ka shkruar Osmani.

Ajo shtoi se mbetet e përkushtuar për ta thelluar më tej aleancën me SHBA-në në vitet që vijnë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy vendeve.