Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, ka njoftuar sot përmes një postimi nga shërbimi informativ i saj lidhur me takimet e fundit mes partive politike shqiptare në Bujanoc.
Në këtë sqarim thuhet se kjo organizat është përpjekur që të unifikoj faktorin politik shqiptar :
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc duke e parë situatën aktuale në Komunën tonë aspak të mirë kemi marr përsipër që të organizojmë një takim në mes partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Bujanocit.
Organizata e veteranëve çdoherë ka bërë përpjekje për unifikim dhe bashkim”.
Ovl thekson se Bujanoci nuk është ashtu sic kanë dashur Dëshmorët dhe duhet të udhëhiqet nga shqiptarët, andaj apelon që partitë politike nv Bujanoc të reflektojn dhe të bisedojnë përsëri që Bujanoci të udhëhiqet nga Shqiptarët.
“Ne si Ovl i ftojmë përsëri kryetarët e partive politike që të vazhdojnë me takime dhe konsulta derisa të arrihet unifikimi gjithë shqiptarë.
Bujanoci nuk është ashtu siç e kanë dashur dëshmorët .
Bujanoci meriton të udhëhiqet nga gjithë shqiptarët” .
Sqarim për opinion
Të nderuar qytetarë shqiptarë të Komunës së Bujanocit përmes këtij shkrimi duam që të ju informojmë rreth asaj që po qarkullon nëpër opinion.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc duke e parë situatën aktuale në Komunën tonë aspak të mirë kemi marr përsipër që të organizojmë një takim në mes partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Bujanocit.
Organizata e veteranëve çdoherë ka bërë përpjekje për unifikim dhe bashkim.
Çdo bisedë dhe çdo konsultë në mes partive shqiptare është më se e rëndësishme ,sepse nga këto takime krijohet shpresë për unifikim.
Ne si Ovl i ftojmë përsëri kryetarët e partive politike që të vazhdojnë me takime dhe konsulta derisa të arrihet unifikimi gjithë shqiptarë.
Ne si Ovl nuk jemi kundër asnjë subjekti politik , ne kemi qenë dhe do të jemi që përfundimisht pushteti në Bujanoc të udhëhiqet nga të gjitha partitë politike shqiptare.
Bujanoci nuk është ashtu siç e kanë dashur dëshmorët .
Bujanoci meriton të udhëhiqet nga gjithë shqiptarët .
Bujanoci meriton që të jetë shpresë për rininë shqiptare.
Bujanoci duhet sa më parë që t’i kthehet atyre të cilëve u përket.
Gjithashtu ftojmë gjithë spektrin politik në mbarë Luginën e Preshevës që të unifikohen dhe të kordinohen për t’i bërë ballë diskriminimit të vazhdueshëm nga ana e qeverisë së Serbisë.
Shërbimi informativ i Ovl UÇPMB-së Bujanoc