Pajaziti: “Inkurajoj të gjitha gratë e komunës sonë që ta shohin këtë përvojë si një mundësi për të ndërmarrë hapa drejt krijimit të bizneseve vetanake”.

Kryetari i Komunë Arbër Pajaziti sot ishte prezent në  aktivitetin kushtuar gatimeve tradicionale në Bujanoc.
Në postimin e tij Pajaziti ka falënderuar ato për përkushtimin e tyre dha ka   inkurajuar të gjitha gratë e komunës sonë që ta shohin këtë përvojë si një mundësi për të ndërmarrë hapa drejt krijimit të bizneseve vetanake.
“Faleminderim për ruajtëset e traditës dhe inkurajim për gratë sipërmarrëse
Në emër të Komunës së Bujanocit dhe në emrin tim personal, u shpreh falënderim të veçantë të gjitha grave pjesëmarrëse në aktivitetin kushtuar gatimeve tradicionale, organizuar me përkushtim nga Organizata “Iniciativa Qytetare”.
Ky aktivitet ishte më shumë se një prezantim kulinar. Ishte një nderim për trashëgiminë tonë kulturore dhe për rolin e pazëvendësueshëm të grave në ruajtjen dhe përcjelljen e saj brez pas brezi.
Gatimet tradicionale janë një pasuri që flet për historinë, shpirtin dhe identitetin tonë.
Një falënderim i veçantë shkon për Organizaten “Iniciativa Qytetare”, e cila me angazhimin e saj vazhdon të mbështesë dhe promovojë vlerat autentike përmes aktiviteteve të tilla domethënëse.
Dua gjithashtu të inkurajoj të gjitha gratë e komunës sonë që ta shohin këtë përvojë si një mundësi për të ndërmarrë hapa drejt krijimit të bizneseve vetanake.
Tradita jonë kulinare ka potencial të madh ekonomik dhe mund të shndërrohet në burim të qëndrueshëm të të ardhurave për shumë familje.
Komuna e Bujanocit do të vazhdojë të mbështesë çdo nismë që fuqizon gratë dhe promovon trashëgiminë tonë kulturore”.