Pajaziti i uron Ramës fitoren në zgjedhjet parlamentare

Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti i ka uruar Kryeministrit Edi Rama fitoren në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.
Këtë Pajaziti e ka bërë publike në faqen e tij nv facebook:
“I nderuar Kryeministër, z.Edi Rama
Dëshiroj t’ju shpreh urimet më të përzemërta për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë.
Kjo fitore është konfirmim i mbështetjes së qytetarëve për vizionin dhe angazhimin tuaj për një Shqipëri më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër Bashkimit Evropian.
Besojmë fuqishëm se në këtë mandat të ri do të thellohen reformat dhe do të përshpejtohet rruga drejt integrimit evropian.
Në të njëjtën kohë, shprehim besimin tonë se do të vijojë angazhimi juaj për fuqizimin rajonal, përmes bashkëpunimit të ngushtë me shqiptarët në rajon dhe forcimit të rolit të Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe zhvillimi.
Shpresojmë që mbështetja institucionale për shqiptarët në Luginë, e në veçanti në Komunën e Bujanocit, të mbetet një prioritet i përhershëm, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve jetësore, fuqizimin e të drejtave kolektive dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.
Duke ju uruar suksese të mëtejshme në udhëheqjen e shtetit shqiptar, ju përcjell respektin dhe konsideratën më të lartë.
Me respekt,
Arbër Pajaziti
Kryetar i Komunës së Bujanocit”
Mund të jetë një imazh i ‎1 person dhe ‎teksti që thotë "‎ساد か 地C 国 品 語 GARKU Tirand ZAZNG. 31 QVNR.1626/0 QVNR. 1626/00 KUTIAEVOTIMIT‎"‎‎