Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti sot ka pritush kapitenin e Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshitin.
Kështu ka njoftuar Pajaziti në faqen e tij në facebook ku ka theksuas se “Ai është një shembull i rrallë i një sportisti që jo vetëm luan me zemër, por edhe frymëzon brezat e rinj”.
Sot pata kënaqësinë dhe nderin të pres në zyrën time kapitenin e Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshitin.
Një djalë i thjeshtë, i përulur, por me një peshë të madhe mbi supe, peshën e flamurit kuqezi që e përfaqëson me krenari dhe dinjitet në çdo cep të Evropës.
Berati nuk i harron rrënjët. Edhe pse karriera e tij ka marrë përmasa ndërkombëtare, zemra i rri ende e lidhur me vendin e tij, me njerëzit e vet.
Prania e tij sot në Bujanoc ishte një mesazh i fuqishëm për të rinjtë tanë se me përkushtim dhe besim në vetvete, gjithçka është e mundur.
E lavdërova Beratin për përfaqësimin dinjitoz që po i bën kombit tonë, për lidershipin e tij në fushë, por edhe jashtë saj.
Ai është një shembull i rrallë i një sportisti që jo vetëm luan me zemër, por edhe frymëzon brezat e rinj.
Këmbyem edhe ca dhurata mes veti si shenjë respekti të ndësjellë.
Në fund të takimit, i urova suksese në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares, dhe veçanërisht i kërkova që më 7 qershor, në Tiranë, ndaj Serbisë, të japin gjithçka në fushë – për fitoren, për krenarinë dhe për gjithë ata që besojnë në këtë ekip.




