Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti sot ka shpërndarë disa fotografi nga vizita e tij në tregun e qytetit.
Nën përcjelljen e tij ishte edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalia, Amir Xhaferi të cilët së bashku njoftuan shitësit, për planet dhe kushtet e tregut në të ardhmën. Sipas Pajazitit vitin e ardhshëm prodhuesit vendor të pemëve dhe perimeve, do të kenë hapësirat e veçanta në treg.
Ky është njoftimi në facebook:
Sot bashkë me Amirin dhe Leventin e vizituam tregun e qytetit.
Një lajm i mirë për prodhuesit vendor.
Nga viti 2025 të gjithë prodhuesit vendor të pemëve dhe perimeve do të kenë hapsirat e veçanta në treg, të cilat do t’i shfrytëzojmë pa pagesë./spektri