Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti sot në ditën e parë të shkollës ka vizituar shkollën fillore “Migjeni” në Muhoc.
Pajaziti përmes një postimi nv facebook ka uruar nxënësit. mësimdhënësit si dhe prindërit për një vit të mbarë shkollor e me shumë suksese.
Ky është postimi i Pajazitit:
“Sot, në ditën e parë të vitit shkollor, nga shkolla “Migjeni” në Muhoc, uroj të gjithë nxënësit, arsimtarët dhe prindërit e komunës së Bujanocit për një vit të mbarë, të mbushur me dije, suksese e gëzim”.




