Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, sot ka bërv publike përmbajtjen e dokumentit i cili përmban dhjetë pika të cilat i ka quajtur si “Prioritete dhe iniciativat për mbështetjen e komunitetit shqiptar”.
Ky është postimi i plotë i Pajazitit në rrjetet sociale sot:
“Kjo është përmbajtja e dokumentit që ia dorëzova ministrit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror, Demo Berisha, dhe kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq, gjatë takimit të zhvilluar më 23.09.2025 në Bujanoc.
I ftoj qytetarët shqiptarë të shohin se çfarë kam kërkuar – nëse kam bërë ndonjë gabim ose, në rastin më të rëndë, nëse kam kërkuar diçka që është kundër interesave dhe nevojave të tyre.
Veçanërisht, i ftoj kundërshtarët e mi politikë të deklarohen hapur: cilat elemente të këtij dokumenti me 10 pika janë të dëmshme për shqiptarët dhe cilat janë në kundërshtim me Planin prej 7 pikësh?
Unë nuk kam nevojë për kërkim falje, por do të dëshiroja sinqeritet!
Dokumentin po e publikoj në gjuhën shqipe, ndërsa në gjuhën serbe është dorëzuar ministrit dhe përfaqësuesve të Trupit Koordinues”.



<img class="x16dsc37" role="presentation" src="data:;base64, ” width=”18″ height=”18″ />
Të gjitha reagimet:
Hazbije Limani Ismaili, Nexhat Behluli dhe 277 të tjerë
6 komente
29 ndarje
Pëlqej
Ndaj