Pajaziti: Rrugë njëkahore në qytet për qarkullim më të mirë

Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti ka njoftuar sot se janë vendosur shenja të rrugëve njëkahore për të lehtvsuar qarkullimin e komunikacionit.
“Këtyre ditëve kemi vendosur shenjat e rrugëve njëkahore në qytetin e Bujanocit, me qëllim që të lehtësojmë qarkullimin e komunikacionit dhe të rrisim sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit”.
Ndërsa do të vazhdoj punimet dhe sinjalizimi në ditët në vijim ka njoftuar Pajaziti.
Ky është njoftimi i Pajazitit në facebook:
“Këtyre ditëve kemi vendosur shenjat e rrugëve njëkahore në qytetin e Bujanocit, me qëllim që të lehtësojmë qarkullimin e komunikacionit dhe të rrisim sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit.
Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në zbatimin e këtyre ndryshimeve.
Në ditët në vijim do të vazhdojnë punimet edhe në sinjalizimin horizontal, për ta bërë qarkullimin sa më të qartë dhe të sigurt për të gjithë”.