Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti ka njoftuar sot se Bujanocit është përfshirë në mesin e vetëm 10 komunave në tërë Serbinë që kanë përfituar fonde nga Kabineti i ministrit për pajtim për vitin 2025.
“Me shumë krenari ndaj qytetarëve tanë, dua të ndaj lajmin se Komuna e Bujanocit është përfshirë në mesin e vetëm 10 komunave në tërë Serbinë që kanë përfituar fonde nga Kabineti i ministrit për pajtim për vitin 2025”.
Mjete këto që sipas Pajazitit do të shfrytëzohen për ndërtimin e kanalizimit në një pjesë të qytetit.
“Kemi arritur të sigurojmë mbi 8.7 milionë dinarë, mjete që do të shfrytëzohen për ndërtimin e kanalizimit në një pjesë të qytetit ku kjo nevojë ka qenë e kahershme”.
Ky është Postimi i Pajazitit në facebook:
“Një tjetër sukses për Bujanocin: siguruam mbi 8.7 milionë dinarë nga niveli qendror
Me shumë krenari ndaj qytetarëve tanë, dua të ndaj lajmin se Komuna e Bujanocit është përfshirë në mesin e vetëm 10 komunave në tërë Serbinë që kanë përfituar fonde nga Kabineti i ministrit për pajtim për vitin 2025.
Kemi arritur të sigurojmë mbi 8.7 milionë dinarë, mjete që do të shfrytëzohen për ndërtimin e kanalizimit në një pjesë të qytetit ku kjo nevojë ka qenë e kahershme.
Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të jetës së përditshme për qytetarët tanë.
Ky rezultat nuk është rastësi, ai vjen si fryt i punës sonë të përkushtuar, planifikimit dhe këmbënguljes që të kursejmë buxhetin komunal dhe të sjellim sa më shumë investime nga jashtë.
Çdo fond që e sjellim në Bujanoc është një dëshmi që kur punohet me zemër dhe përgjegjësi, rezultatet nuk mungojnë.
Ne do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, sepse Bujanoci e meriton më shumë”!



