Pamje nga shpërthimi që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, ka shpërndarë disa pamje nga shpërthimi që ka ndodhur mbrëmë.

Mujka gjithashtu ka njoftuar se në një afat rekord u vendosën 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar me të cilat u mundësua furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit.

“Pas një nate plot ankth e stres, me gëzimin më të madh ju lajmëroj se pas një pune të palodhshme të gjithë akterëve relevant në kushte atmosferike tejet të rënduara, me në krye ndërmarrjen FAMIS CO, punëtorët e Ibër Lepencit dhe Policinë e Kosovës, në një afat rekord u vendosën 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar me të cilat u mundësua furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit”, ka shkruar ai.

“Treguam se edhe ne dimë të organizohemi shumë mirë e shumë shpejtë dhe të koordinohemi në mënyrë perfekte”, ka theksuar ai.

Ndaj, aktit të në kanalin Ibër – Lepenc kanë reaguar edhe SHBA, BE dhe EULEX-i, duke kërkuar që kryerësit e këtij akti të kapen dhe të nxirren para drejtësisë

Gjatë dy ditëve të fundit në veri të vendit, respektivisht në Zveçan, janë sulmuar me granata dore objektet e stacionit policor dhe ai i Komunës. /Telegrafi/