Pas MPJD, edhe QKMK thirrje mërgimtarëve: Shmangni pikëkalimet kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje mërgimtarëve që planifikojnë të udhëtojnë që t’i shmangin të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë.

Në njoftimin për media thuhet se kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 Shtator 2024, planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt PKK me Republikën e Kosovës.

“Njoftohen të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e mërgatës që planifikojnë të kalojnë tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në Pikë Kalimet Kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 Shtator 2024, planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt PKK me Republikën e Kosovës.

Për më shumë thirrni në 045198606, 045 198000 dhe në numrin 080050095 (pa pagesë)”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që t’i shmangin pikëkalimet kufitare me Serbinë. /Telegrafi/