Pas ndarjes, Ariana Grande fillon lidhje të re

Pas ndarjes nga burri i saj, Dalton Gomez, Ariana Grande ka filluar një lidhje të re.

Këngëtarja dhe aktorja që së fundmi është komplimentuar shumë për dukjen e saj në Wimbledon po del tani me yllin e “Wicked”, Ethan Slater, ka raportuar portali ET gjatë së enjtes.

“Ariana dhe Ethan kohët e fundit filluan të shoqërohen. Ata kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe argëtohen shumë”, ka thënë një burim i medias.

TMZ që i pari raportoi lajmin, ndau një fotografi të çiftit së bashku nga një festë e kastit të aktorëve të “Wicked” për fitoren e Michelle Yeoh në Oscar në mars.

Një burim konfirmoi për ET të hënën se Grande dhe Gomez ishin ndarë pas dy vitesh martesë, duke vënë në dukje se çifti, që u martua në maj 2021, pesë muaj pasi njoftuan fejesën e tyre, “në fund të fundit nuk ishin një përshtatje e mirë”.

Lajmi i ndarjes së yllit Ariana Grande nga bashkëshorti, Dalton Gomez, ishte një befasi e madhe për fansat e këngëtares. Ata shquheshin si çift që rrallë bënë paraqitje publike dhe jetën private e mbante larg vëmendjes së mediave. Por, është raportuar se Gomez nuk po e përballon mirë këtë ndarje.

Ndërkohë, Slater u martua me ish-shoqen e klasës së shkollës së mesme, Lilly Jay, në vitin 2018. Çifti priti fëmijën e parë, një djalë, vitin e kaluar. Por, mbetet e paqartë se kur ata u ndanë./Koha.net