Përfaqësues të International Balkan University në Shkup vizituan Komunën e Bujanocit

Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti sot ka pritur në zyrën e tij përfaqësues të International Balkan University në Shkup.
Ai ka njoftuar se gjatë takimit kanë diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe projekteve të përbashkëta.
Ky ështv njoftimi i Pajazitit në facebook:
“Sot zhvilluam nëj takim të frytshëm me përfaqësues të International Balkan University në Shkup.
I pranishëm ishte Prof. Ahmet Lokçe Prorektor i Universitetit dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilin diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe projekteve të përbashkëta.
Ky komunikim është i rëndësishëm për të krijuar bashkëpunim që do t’u shërbejnë të rinjve tanë dhe zhvillimit arsimor e kulturor të komunës sonë”.