Përfaqësuesit e pushtetit lokal të Preshevës në takim me Ambasadoren e Norvegjisë

Kryetarja e komunës Ardita Sinani, kryetari i kuvendit Agim Sabedini dhe shefi i kabinetit Besim Shabani zhvillun sot një takim zyrtar me Ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, znj. Kristin Melsom.
“Diskutuam për mungesën e investimeve, diskriminimin institucional, pasivizimin e adresave dhe përjashtimin nga tregu i punës për shkak të mosnjohjes së diplomave të Kosovës.
E theksuam qartë: Presheva ka nevojë për mbështetje dhe partneritete që sjellin zhvillim e dinjitet për qytetarët tanë!” ka deklaruar kryetarja Sinani
Norvegjia ka qenë partnere në disa projekte të rëndësishme, si faza e parë e ujësjellësit dhe sot dy udhëheqësit e pushtetit lokal prezantuan kërkesat për vazhdimin e këtij bashkëpunimi:
– Faza e dytë e rrjetit të ujësjellësit;
– Energji solare për stacionet e pompimit;
– Kanalizimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura;
– Modernizimi i shkollave me laboratorë e pajisje digjitale;
– Hapësira publike, parqe e kënde për fëmijë;
– Mbështetje për të rinjtë dhe gratë në vetëpunësim dhe ekonomi lokale;
“Faleminderit Ambasadës për dëgjimin me vëmendje dhe për gatishmërinë për bashkëpunim në fusha që prekin jetën e përditshme të qytetarëve tanë!
Presheva e meriton zhvillimin!” ka theksuar Ardita Sinani