Më shumë se 50 mijë spektatorë u mblodhën për të parë automjete ushtarake, raketa, dronë dhe armë të tjera që lëviznin nëpër Pekin,, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.
Kina prezantoi raketat e saj më të reja balistike ndërkontinentale në vite në paradën ushtarake, duke i lëvizur armët masive DF-61 në platforma mobile, përcjell Spektri.
Emërtimi DF-61 u pa për herë të fundit në vitet 1970, sipas Institutit për Kërkime Paqeje dhe Politikë të Sigurisë me seli në Gjermani.
U shfaqën laserë të mbrojtjes ajrore, përfshirë një laser të madh që televizioni shtetëror tha se do të montohej në anije luftarake. Një version tokësor i armës iu shfaq gjithashtu spektatorëve, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Dy dronë nënujorë ekstra të mëdhenj debutuan gjithashtu në paradë, me imazhe që i tregonin ato duke i lënë në hije ushtarët aty pranë.
Në fotografitë e mëposhtme i gjeni disa nga armët e ekspozuara:
Automjete të grupit të operacioneve tokësore, Go Nakamura/Reuters
Raketa balistike ndërkontinentale DF-61. Greg Baker/AFP/Getty Images
Një armë laseri e montuar në automjet. Pedro Pardo/AFP/Getty Images