Kryeprokurori i Specialës, Jack Smith ka akuzuar avokatin e ish-presidentit Thaçi, David Hooper, se po bënë skena teatrale, pasi këto fundit ka kritikuar Prokurorinë se s’po ua dorëzojnë me kohë dhe materialin e plotë që mbrojtja ka kërkuar, shkruan Gazeta Metro.
“Unë i kuptoj vështirësitë. Ka edhe vështirësi dhe kufizime të tjera nën të cilat po punojmë të gjithë. Në një atmosferë gjithnjë e më shumë jo bashkëpunuese…. Ne kërkojmë një sistem të nxjerrjes së materialeve përmes së cilit Prokuroria do t’i japë mbrojtjes materialet të cilat i kërkon”, tha Hooper.
Ndërsa, tutje avokati Hooper është akuzuar nga kryeprokurori Jack Smith se po bënë skena teatrale, dhe se se sjellja e tyre nuk është kolegjiale.
“Nuk po bëj gjeste teatrale po kjo lind nga pakënaqësia të cilat Prokuroria nuk po i merr seriozisht kërkesat e palës mbrojtjes. Unë nuk jam person që bëj skenë teatrale, unë nuk jam ai lloj avokati. Dhe, në fund ju do t’i keni të gjitha në rendin e duhur, dhe kjo s’është mënyra e duhur e nxjerrjes së materialeve”, është përgjigjur Hooper.
Ndërkohë, mbrojtja e tre të tjerëve, Ben Emmerson, David Young dhe Venkateswari Alagendra, kanë mbështetur avokatin e Hashim Thaçit, David Hooper, për problemet që foli në raport me prokurorinë.
“Nuk është hera e parë që prokuroria shkon në një pozicion që ka të bëjë me komentimin e punës së mbrojtjes. Mbrojtja nuk ka bërë asgjë tjetër pos që ka vepruar në përputhje me ligjin”, tha Emerson, avokati i Kadri Veselit./gazetametro.net