Nëse e keni zakon të merrni telefonin sapo të zgjoheni, është koha për të bërë një ndryshim. Por nuk jeni vetëm në këtë sjellje.
Sipas psikologes këshilluese në Lissun, një startup për shëndetin mendor dhe mirëqenien emocionale Kushneet Sachdev edhe aktorja Huma Qureshi e bënte këtë, shkruan Indianexpress.
Megjithatë, ajo ka thënë se aktorja e ka braktisur këtë praktikë dhe se këtë mund ta bëjnë edhe të tjerët
Sipas Sachdev, të pasurit një rutinë të caktuar të mëngjesit mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të organizuar dhe në kontroll të ditës suaj.
“Kjo gjithashtu mund t’ju ndihmojë të reduktoni stresin dhe ankthin. Duke filluar ditën tuaj me një rutinë, ju mund të vendosni një ton pozitiv për pjesën tjetër të ditës”, ka theksuar Sachdev.
Duke ofruar këshilla për ndërtimin e një rutine të mirë të mëngjesit, Sachdev sugjeroi të fillohet me vendosjen e një kohe të qëndrueshme të zgjimit. Më pas, mund të vazhdohet të planifikohet aktiviteti që ju dëshironi të përfshini në rutinën tuaj, si ushtrimet, meditimi ose ditari.
Ajo këshillon të siguroheni që të lini kohë të mjaftueshme për mëngjes dhe të përgatisni ushqim një natë më parë për të kursyer kohë në mëngjes. “Mbajeni rutinën të thjeshtë dhe fleksibël në mënyrë që ta rregulloni sipas nevojës”, shtoi ajo.
Praktika e mirënjohjes
Duke filluar ditën tuaj me mirënjohje mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pozitivë dhe mirënjohës për gjërat e mira në jetën tuaj, tha Sachdev. “Kjo mund t’ju ndihmojë gjithashtu të përqendroheni në momentin e tanishëm dhe të reduktoni stresin”, shtoi ajo.
Ushtrimet fizike
Sipas Sachdev, ushtrimet në mëngjes mund t’ju ndihmojnë të rrisni humorin, nivelin e energjisë dhe shëndetin e përgjithshëm. Ajo shpjegoi se mund t’ju ndihmojë që të ndiheni më produktiv dhe të përqendruar gjatë gjithë ditës.
Meditimi
Meditimi në mëngjes mund t’ju ndihmojë të zvogëloni stresin, të rrisni vetëdijen dhe të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm mendor, këshilloi Sachdev. “Kjo mund t’ju ndihmojë gjithashtu të qëndroni të përqendruar dhe të pranishëm gjatë gjithë ditës”, shtoi ajo.
Planifikimi dhe vendosja e qëllimeve
Planifikimi i ditëve tuaja në mëngjes dhe përcaktimi i qëllimeve mund t’ju ndihmojë t’u jepni përparësi detyrave tuaja dhe të bëni përparim drejt qëllimeve tuaja afatgjata. “Marrja e disa minutave në mëngjes për të planifikuar ditën tuaj dhe për të vendosur objektiva mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të organizuar dhe më të përqendruar”, shtoi Sachdev.
Leximi ose mësimi
Duke filluar ditën tuaj me leximin ose mësimin e diçkaje të re mund t’ju ndihmojë të zgjeroni njohuritë dhe aftësitë tuaja. “Kjo mund t’ju ndihmojë gjithashtu të qëndroni të motivuar dhe të frymëzuar gjatë gjithë ditës”, tha Saçdev.