Plaçkiteti Pronari i një argjendarie në Bujanoc

Pronari i një argjendarie në Bujanoc u grabit të dielën në mbrëmje, ndërsa po kthehej në shtëpi me stoli ari dhe sende të tjera me vlerë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në rrugën ndërmjet Bujanocit dhe fshatit Tërnoc i Madh.
Policia e Vranjës e ka konfirmuar ngjarjen dhe ka bërë të ditur se janë vjedhur ar dhe para. Sipas njoftimit të policisë, viktima kishte me vete dinarë dhe euro, ndërsa grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur.
Hetimet për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar dhe për rastin është njoftuar edhe prokuroria kompetente.
Sipas informacioneve jozyrtare, të dielën në mbrëmje, teksa pronari i argjendarisë po kthehej në shtëpi në Tërnoc të Madh, ai është ndjekur nga dy vetura. Më pas, njëra prej tyre e ka goditur nga prapa makinën e tij.
Kur ka zbritur nga automjeti për të parë çfarë kishte ndodhur, njëri nga grabitësit i ka spërkatur sprej në fytyrë, ndërsa tjetri është futur në makinën e viktimës dhe është larguar me të.
Më vonë, ai e ka braktisur makinën dhe është larguar me bashkëpunëtorin e tij në veturën tjetër.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Vranjës.