Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Leposaviq nën dyshimin për vjedhje të identitetit.
Personi i ndaluar me inicialet M.K është ndaluar për 48 orë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai ka shtuar se i dyshuari ka dy identitete – një për dokumente serbe dhe tjetrin për dokumente të Kosovës.
Ndërkaq sipas mediave lokale në gjuhën serbe, M.K thuhet se është bashkëpunëtor i zëvendëskryeministrit aktual serb, Aleksandar Vulin.
Sipas mediave në gjuhën serbe M.K ishte i angazhuar në rrjetin “Most” për disa vite në pozicionin e gazetarit, pra anëtar i Këshillit mbikëqyrës të këtij rrjeti.