91 patentë-shoferë u konfiskuan dje nga Policia e Kosovës në 593 pika të kontrollit të automjeteve.
Këto kontrolle u realizuan në kuadër të urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”, i cili ka për qëllim uljen e aksidenteve rrugore.
Sipas statistikave të policisë, numri i inspektimeve nga menaxhmenti policor gjatë këtyre 24 orëve është 69.
Policia ka kërkuar nga vozitësit që ta përshtatin vozitjen me gjendjen dhe kushtet në rrugë, ta shmangin përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit, të respektojnë kufizimin e shpejtësisë dhe të mbajnë distancën e duhur me automjetet e tjera gjatë qarkullimit.