Kryetari i KKSH-së me kryetaren e Preshevës Ardita Sinani sot kanë vizituar objektin ku po ndërtohet një Qendër kulturore në Preshevë, e cila po financohet nga Qeveria e Kosovës.
Kështu ka njoftuar kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi i cili ka theksuar se “Ky projekt është fryt i bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Komunës së Preshevës e mbi të gjitha falë mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Kulturës”.
Sipas tij në këtë objekt do të venoset “Shkolla e Muzikës” si dhe “Muzeu i Luginës” .
𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 dhe 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐟𝐚𝐥𝐞̈ 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬
𝐩𝐨 𝐫𝐢𝐯𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐢 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈!

Sot, së bashku me kryetaren e Komunës së Preshevës dhe bashkëpunëtor kishim nderin të ndjekim nga afër fillimin e punimeve për adaptimin dhe ndërtimin e objektit të ri kulturor – një ëndërr e kahmotshme që po bëhet realitet për të gjithë ne.
Ky projekt është fryt i bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Komunës së Preshevës e mbi të gjitha falë mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilët me përkushtim po investojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës dhe identitetit shqiptar në Luginë. 



Në këtë objekt modern do të kenë vend:


Bashkë po ndërtojmë institucione, bashkë po ndërtojmë të ardhmen!




