Preshevë: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025

Kuvendi Komunal i Preshevës ka votuar sot buxhetin e ri për vitin 2025.

Njoftimi kryetarës së Komunës, Ardita Sinani:

Urime buxheti i ri!

Falënderoj të gjithë këshilltarët nga pozita dhe opozita për pjesëmarrjen aktive në debatin e sotëm disaorësh parlamentar.

Kjo e bën buxhetin edhe më demokratik.

Pra, buxheti i ri është kombinim i pjesëmarrjes së qytetarëve dhe i miratimit të të zgjedhurve të tyre.

Është buxhet i miratuar nga këshilltarë komunalë edhe nga pozita, edhe nga opozita.

Tashmë, Komuna e Preshevës ka buxhet më demokratik. Buxhet shpërndarës. Buxhet gjithëpërfshirës. Buxhet zhvillimor. Buxhet social.

Vazhdojmë bashkë. Për investime të reja. Për mirëqenie për të gjithë!