Preshevë: Për shtatë ditë regjistrohen rreth 15 mijë persona!





Ka kaluar një javë nga fillimi i regjistrimit dhe në Komunën e Preshevës brenda kësaj periudhe janë regjistruar rreth 15 mijë persona dhe 2.800 shtëpi ka konfirmuar për Spektrin Hevzi Ramadani, kryeshef i Administratës Komunale.
Sipas Ramadanit, përveç disa tërheqjeve nga ana regjistruesëve, procesi i regjistrimit është duke u realizuar në përpikmëri dhe me një intenzitet të lart.

Poashtu nga dita e premte, për shkak të dorëzimit të disa regjistruesve për të vazhduar punën, rolin e tyre e kanë marrur disa instruktorë, për të vazhduar procesin e regjistrimit me të njejtin intenzitet./Spektri