Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka nisur këtë të mërkurë konsultimet për të caktuar dhe dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.
Të parët që kanë shkuar në zyrën e Begajt janë Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule, raporton A2 CNN.
Sakaq pritshmëritë janë që të caktohet një prej datave, 4 ose 11 maj si datë e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.