Në Ditën e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se përsërisin dënimin e fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për ta mohuar gjenocidin në Srebrenicë. Këto komente ajo i ka bërë në takimin me deputetin e Dhomës së Përfaqësuesve të Bosnje dhe Hercegovinës, Shemsudin Mehmedoviq, dhe një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit boshnjak në Kosovë, përfshirë zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, ku ka theksuar
Sipas një njoftimi për media të Precidencës, në takimin që është zhvilluar të martën, Osmani citohet të ketë thënë se koordinimi i përbashkët është tejet i rëndësishëm në këtë periudhë, kur sipas saj, “tendencat për destabilizim dhe minim të paqes janë në rritje”.
“Prandaj në këtë drejtim, ka vlerësuar edhe kontributin e jashtëzakonshëm të komunitetit boshnjak në Kosovë si urë ndërlidhëse e këtij koordinimi. Gjatë takimit, deputeti Mehmedovië falënderoi presidenten Osmani për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe për rolin e saj në miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Republikës për Gjenocidin në Srebrenicë”, thuhet në njoftim.
Osmani thuhet se ka potencuar se “vuajtjet e popullit boshnjak në këtë ditë të trishtë ndahen edhe nga populli i Kosovës, duke theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është simbol i tmerrit të krimeve gjenocidale serbe”.
“Presidentja ka thënë se kujtimi për ta është i çdoditshëm, ndërsa ka folur edhe për krimet makabre dhe masakrat e regjimit gjenocidal serb kundër popullit të Kosovës. Presidentja ka përsëritur dënimin e fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të mohuar gjenocidin e Srebrenicës, sepse ky mohim ka për qëllim denigrimin e viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera”, thuhet në njoftim./Koha.net