Kjo romancë e shpejtë ndodhi menjëherë pasi Harry u takua me Meghan, me të cilën u martua katër vjet më parë në Kështjellën Windsor në Mretërinë e Bashkuar.
“Gjatë fazave të hershme të marrëdhënies së tij me Meghan, Harry mendohej se kishte dalë në takime me modelen e Burberry, Sarah Ann Macklin”, tha Levin.
“Ata u takuan në një festë private, ai ia mori numrin dhe e bombardoi me mesazhe, por doli të ishte vetëm një shaka. Një mik tha: “Ata vazhdojnë, por janë krejt të ndryshëm. Ajo është shumë e pastër dhe mezi pi, dhe në këtë aspekt ata ishin në një gjatësi vale të ndryshme. Harry ishte pak i paangazhuar. Ka pasur gjithashtu një konfuzion nëse Meghan ishte ndarë apo jo me të dashurin e saj prej dy vitesh, kuzhinierin e famshëm Cory Vitiello”- shtoi ajo.
Kush është Sarah Ann Macklin? Ndërsa Princi Harry dhe Meghan kanë dy fëmijë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Sarah Ann Macklin vazhdon karrierën e saj si modele dhe nutricioniste. Ajo është gjithashtu një influencer, duke ndarë këshilla për një mënyrë jetese të shëndetshme në rrjetet sociale.