Prof. Zejni Fejzullahu promovon Monografinë “Aktivitetet në shkollë në periudhën 2012/13 deri më 2022/23”

Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc është promovuar Monografia me titull “Aktivitetet në shkollë në periudhën 2012/13 deri më 2022/23”, nga autori Prof. Zejni Fejzullahu.
Fejzullahu në këtë Monografi ka përshkruar aktivitete të ndryshme të shkollës si dhe ngjarje historike të kësaj periudhe  “Ky libër përmban në vete, përveç historikut të shkollës edhe ngjarjet më të rëndësishme, vizitat, aktivitetet, rezultatet e nxënësve nëpër gara rajonale, republikane, ballkanike dhe gara tjera të lëmenjve të ndryshëm të nivelit shtetëror”.
Gjatë promovimit mes të tjerash Fejzullahu ka apeluar  Profesorët e rinj që të pvrkushtohen dhe të angazhohen çdo herë në punë , “Apeloj tek të rinjtë që kanë ardhur dhe po punojnë në këtë shkollë që ta japin kontributin e vet maksimal sepse jopuna dhe mosangazhimi i duhur në këtë institucion me vlera kapitale për ne, është barazi me tradhtinë kombëtare dhe njerëzore!”
Kujtojmë se Prof. Zejni Fejzullahu ka qenë ushtrues detyre për një kohë dhe pastaj drejtor për dy mandate të plota në shkollën e mesme “Sezai Surroi”.