Prokuroria Themelore nesër shpalos gjetjet për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit

Prokuroria Themelore në Pejë ka paralajmëruar se nesër do të shpalosë gjetjet nga hetimi për njërën nga vrasjet më tronditëse të ndodhura në kompetencën territoriale të saj.

Klan Kosova merr vesh që temë e konferencës së paraparë, do të jetë vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ndodhur më 26 nëntor të vitit 2021.

Ndryshe, Klan Kosova pati raportuar ekskluzivisht që një predhë e plumbit që u gjet në veturën e të dyshuarve, Halil Mehmetajt dhe tre djemve të tij, Malsorit, Kastriotit e Kreshnikut, u dërgua për ekspertizë në Zvicër.

Raportet e arritura nga shteti Helvetik, do të tregohen poashtu në konferencën e nesërme.

Ndaj të dyshuarve, që vranë shoferin e autobusit – Gani Gjokajn, dhe nxënësit Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj është mbajtur veç një seancë gjyqësore, në të cilën edhe janë dëgjuar dëshmitarët e prokurorisë.